Pasi postoi një urim special për ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e marrjes së detyrës së presidentit Trump në SHBA ditën e djeshme, deputetja e PD-së, Albina Deda por ka ndodhur diçka e papritur. Ajo e ka fshirë statusin e saj në Facebook dhe ka shkruar nje status me të gjatë, këtë herë në lidhje vetëm me Donald Trump.
Postimi i Albina Dedës:
Epoka Trump! Që nesër Amerika ka një President të ri por dhe globi një lider të ri i cili vendos jo pak për fatet e tij. Është presidenti Trump i cili mes jo pak kasandrash arriti atë që shumëkush e quajti pamundësi, utopi e çmendur. Por ja kjo eshte Amerika e endrrave qe realizohen, e idealeve te larta qe materializohen…!Nesër fillon koha e epoka Trump dhe jam e sigurt se për shumë kohë Amerika dhe shumë me gjerë do ta nominojne me simpati si Trump-Time. Presidenti Trump nuk vjen të drejtojë kryefuqinë e botës si president i rradhës por per ti dhënë Amerikës e demokracisë një risi të shtuar. Ai është fuqia e ndryshimit të direksionit global. Ai do ta pastrojë mocalin e krizës dhe pasigurisë që kundermon erë të rëndë për njerëzimin. Ai dhe Amerika me aleate do të ndalojne e shkaterrojnë konspiracionin e spekullimin global. Kjo nuk eshte imagjinate dhe as profetesi. Eshte nje avenir qe ne fakt si nje foshnje belbezoi qe kur Mr.Trump ju drejtua Amerikes e botes:”Une do te jem presidenti me I mire qe zoti ka krijuar”. Amerika do te kete qasje te re ne kete fillim mileniumi. Ajo serish do jete pa medyshje modeli afer ideales per vete njerezimin. Gjithkund ndihet era Trump. E shume me teper tek aleatet e Amerikes. E nje nga ata aleate te vegjel ne popullsi por superior ne simpati ndaj saj jemi ne shqiptaret. Me Ameriken fatet tona nacionale jane te lidhur qe prej Presidentit Ëillson. Ndaj admiroi fjaline e sinqerte te Amasadores se Kosoves ne Ëashington Vlora Çitaku e cila I deklaroj Presidentit Trump:”Jam e lumtur qe perfaqesoi popullin me pro amerikan ne bote”. Te tille jemi e te tille do mbetemi. Por natyrisht jemi me pritshmeri te medha nga kjo kohe e nga ky President I madh. Jo vetem si demokrate por si shqiptare, si pasardhese e nje familje qe per lidhjet me Ameriken u persekutuam plot pese dekada pres shume nga koha-Trump. E si une shumica e shqiptareve presin e besojne te Presidenti Trump dhe aministrata amerikane. E permbledhur kjo pritshmeri perkthehet ne nje fjali. E kete fjali e prononcoi vete njeri nga keshilltaret e Trump akoma pa dale rezultati final ne SHBA. Ishte Shannon Berns I cili u shpreh: “Presidenti Trump do beje qe ne Shqiperi te shkaterrohet oligarkia kriminale e Soros”. Dhe dihet se kjo oligarki okupatore nuk ka askund ne glob perfaqesues me te lig sesa ne Tirane. E ai ka nje emer, Edvin Rama. Komentet se c’po ben kjo monster me Shqiperine, me ekonomine, me demokracine jane te teperta. Ajo qe nuk eshte e teper eshte pritshmeria shqiptare per ardhmerine tone kombetare tek USA dhe Predidenti Trump!”, shkruan deputetja në Facebook në këtë status të gjatë.
Por ditën e djeshme ajo postoi shumë të shkurtër këtë postim duke falënderuar edhe Berishën. Në profilin e saj në “Facebook”, Deda ka bërë një postim ku për fitoren e Trump-it falenderon ish-kryeministrin Berisha.
Postimi i Dedës ditën e djeshme:
“Nje urim i veçante per Dr Berishen! Ku kam mundur e sa kam mundur me shpirt kam pershendetur Presidentin Trump. E natyrshme per nje shqiptar e demokrat qe pret ti keputet litari i oligarkise qe po i merr fryme e jete Shqiperise. Por sot ne kete dite te shenuar per Ameriken e Demokracine pershendetja ime eshte speciale. Ajo i drejtohet dr.Sali Berishes, ketij burreshtetasi te madh te Kombit i cili perballe konspiracionit komunisto-sorist kurre nuk u thye as intimidua duke na drejtuar drejt shpreses se madhe. E shpresa neser ka nje emer: Donald Trump! Urime dr.Berisha! (J.V/Shuplaka)