Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara Kreu u Kuvendit, Ilir Meta ka vijuar takimet me personalitete dhe dhe zyrëtarë të lartë të vendit. Meta është takaur në Uashington me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce.
Ata kanë diskutuar një sërë çështjes të rëndësishme për të dyja vendet. Meta i uroi Royce-it për rizgjedhjen Kreut të Komitetit të Politikës së Jashtme dhe të dy u shprehën për forcimin e partneritetit mes dy vendeve. Meta u shpreh se Shqipëria mbetet një aleate e vendosur e SHBA-së dhe mbështetja e kësaj të fundit është jetike për stabilitetin në Ballkan. (J.V/Shuplaka)