Mëngjesin e sotëm një qytetar i Tiranës është ankuar për vënien e një gobëvënie ndaj tij në “Rrugën e Barrikadave” në kryeqytet. Sipas qytetarit ai ka marrë një gjobë për parkim të gabuar. Polici që i ka vënë gjobën ka pasur të drejtë, pasi automjeti ishte parkuar në një rrugë ku tabela e tregonte qartë ndalimin e parkimit. Por shqetësimi i tij nuk është vetëm kjo.
Në këtë video shfaqet një tjetër automjet i cili është parkuar në po të njëjtën rrugë dhe nën të njëjtën tabelë, jo vetëm që nuk ka bllokues të gomave, si në rastin e automjetit të qytetarit, pro s’ka as gjobë. “Pse ushtarët e Erjon Velisë mund të parkojnë këtu dhe unë jo?”, pyet qytetari, shkruan Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)