Personazhe të njohur ndërkombëtarë u janë bashkuar protestuesve në New York, të cilët vijojnë të shfaqin haptazi pakënaqësinë për Presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump.
Një listë të famshmish kanë protestuar gjatë së enjtes në prag të inaugurimit të Presidentit republikan.
Në mesin e atyre që iu bashkuan tubimit të zhurmshëm në rrugët e Neë York-ut ishin: Robert De Niro, Alec Baldwin, Michael Moore, Cher, Marisa Tomei, Mark Ruffalo, etj.
Shumë prej tyre u shprehën se “lufta” ndaj Trump do të vazhdojë. “Ne jemi shumica”, “Donald Trumpit gjithmonë i pëlqen të shprehet se ai ndërtoi një lëvizje dhe tani është koha që ne të ndërtojmë lëvizjen tonë”, janë disa prej deklaratave të tyre. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”862″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]