Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka emëruar një kryetar të ri bashkie.
Ai është Brihen Fejzullahi dhe është emëruar “Kryetari i Natës” për Tiranën. Domethënë do të merret me organizimin e aktiviteteve në orët e vona.
Pas këtij vendimi të kryebashkiakut, Tirana futet në listën e pesë qyteteve të Europës që kanë një kryetar bashkie për natën.
Veliaj e prezantoi kryetarin gjatë pasdites së sotme, në një ceremoni në ambientet e Piramidës. Duke filluar nga sot, kjo godinë do të funksionojë si një Qendër Kulturore e hapur 24 orë për publikun.
“Deri sot çdo gjë është bërë në mënyrë sporadike. Është një qytet që merr frymë, por siç e shohim ne nuk jeton natën. Bëhet në rang personal por jo në rang qyteti. Kam jetuar 10 vite jashtë dhe jam kthyer sepse kam bindjen që ky vend bëhet. Titulli është shumë i fortë dhe pastaj ta marrësh mikrofonin pas lali Erit e di si është? Do mundohemi të bëjmë më të mirën për atë çfarë na është caktuar të bëjmë.”, tha kryetari I natës.
Veliaj u shpreh se ky vendim është marrë për t’a kthyer Tiranën në një qytet që jeton gjatë gjithë kohës, dhe për ta bërë atë “Tiranën e Ëndrrave”. (D.D/Shuplaka)