Bukuria dhe sharmi i vajzës së presidentit Donald Trump, Ivanka nuk është diçka e re tashmë.
Qëkur Trump vendosi të kandidonte për president, vajza e tij Ivanka është komentuar mjaft, jo vetëm për pamjen e saj të jashtme por edhe për zgjuarsinë.
Por gjatë mbrëmjes së sotme, Ivanka ishte magjepsëse më shumë se kurrë. Edhe vetë Bill Klinton është mahnitur nga bukuria e vajzës së kundërshtarit të tij politik.
Mediat amerikane kanë filmuar reagimin e paparë të ish-presidentit, i cili për pak sekonda i kishte ngulur sytë drejt Ivankës të veshur me kostum të bardhë. Por ajo që e ka lënë pa fjalë publikun, nuk është ky veprim i Bill, por ai i bashkëshortes së tij Hillary.
Syrit të mprehtë prej gruaje, nuk i ka shpëtuar pa vënë re hutimi i partnerit. Videoja e këtij momenti, kur Bill “kapet mat” nga Hillary është bërë virale tashmë. (D.D/Shuplaka)