Gjatë ditës së sotme, ndërkohë që zhvillohej inaugurimi i presidentit Donald Trump, në një pjesë tjetër të Uashingtonit janë arrestuar të paktën 95 persona.
Disa të rinj rebelë e kanë prishur atmosferën festive dhe janë përleshur me policinë.
Ata nisën duke thyer xhamat e disa dyqaneve përreth apo prishur koshat e mbeturinave.
Turma masive ka nisur protestat që mbrëmjen e kaluar, me parrulla dhe thirrje kundër Donald Trump-it.
Sipas NBC News, për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë që i ndezi akoma më shumë gjakrat, pasi filluan të hedhin spraj kundër protestuesve. Madje pati edhe një përleshje, si pasojë e të cilët u vunë nën pranga rreth 95 persona.
Turmës iu bashkuan edhe yje të kinemasë amerikane si Robert De Niro, Cynthia Nixon, Michael Moore, si dhe shumë yje të muzikës, biznesmenë dhe udhëheqës qeveritarë.
Protestat janë lajmëruar të vijojnë edhe në qytete të tjera të SHBA-së, si Francisko, Los Angeles, Seattle dhe Uashington përsëri. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=hKJshsmICmE&feature=youtu.be