Policia e Vlorës ka bllokuar një gomone me dy shtetas italianë që ndodhej në afërsi të zonës së Porto Palermos. Mjeti është bllokuar rreth orës 04:00 të mëngjesit. Gomonia është rreth 9 m e gjatë.
Policia Kufitare është vënë në lëvizje dhe është duke kryer kontrolle në territor, pasi dyshohet se gomonia e bllokuar kishte si mision trafikun e lëndëve narkotike drejt brigjeve italiane.
Rastet e trafikimit nga deti të drogës janë të shpeshta, duke qenë se tregu Italian përherë ka qenë një mundësi e mir për trafikantët shqiptarë. Po duhet thënë se nuk mungojnë as bashkëpunimet mes trafikantëve të të dy shteteve. (E.K/SHUPLAKA)