Prezenca e zonjës së sapo zjedhur të Amerikës ska sesi të kalojë pa vëmendje. Pasi i la të gjithë pa fjalë në ceremoninë e betimit me një fustan Ralph Lauren, Melania Trump u ndërrua për të mahnitur me veshjen e saj në galanë e përurimit. Por jo vetëm Melania; vajza e madhe e Donald, Ivanka, rrëzëlliti e tëra në këtë ceremoni. Siç duket të dyja u kujdesën për të qënë në lartësinë e detyrës së bashkëshortit dhe babit të tyre, Donaldit.
Zonja e parë u shfaq me një fustan të gjatë të bardhë me një rrip të hollë të kuq në mes, të dizenjuar nga Herve Pierre- drejtori krijues i Carolina Herrera-s. Por siç kon rmon Glamour, Melania e ka ndihmuar dizenjatorin për të krijuar këtë veshje të thjeshtë e plot klas.

Ajo kërceu “My way” me bashkëshortin, ndërsa në skenë iu bashkuan më tej edhe familja e përbërë nga Ivanka, Eric, Tiffany dhe Barron.
Ivanka dukej e mrekullueshme me një fustan të stolisur i tëri me gurë të çmuar. Fustani ishte krijuar nga Carolina Herrera, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo vallëzoi me bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Kjo ishte balloja e tretë për çiftin presidencial dje. Galaja u mbajt në nder të forcave të armatosura, në National Building Museum. (E.K/SHUPLAKA)