Axhenda e ditës së sotme për përkujtimin e viktimave të 21 janarit të 6-viteve më parë është ndryshuar. Pasi pritej që gjithccka të niste rreth orës 10 e 30, ende akoma nuk ka një zhvillim nga kryeministria.
Në Bulevard pati zhvillime, po aty nuk ishte kryeministri dhe familjarët. Ishin protestues të udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi të cilët kërkonin drejtësi për 21 Janarin.
Axhenda e qeverisë është shtyrë, kjo për shkak se delegacioni i kryeministrit Rama ende nuk ka mbërritur në Tiranë, pas vizitës në Singapor dhe defektit në avionin e kthimit për në Frankfurt. Nuk dihet nëse kjo mund të jetë edhe një shtyrje e qëllimshme nga stafi i kryeministrisë, kjo dhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm me protestuesit në rast të një përplasjeje oraresh.
Tashmë takimi dhe dreka me familjarët është zhvendosur tek Pallati i Brigadave në orën 13:00-14:00, ndërsa më herët ishte parashikuar që takimi të zhvillohej nga ora 10:30-11:00 në Kryeministri. Pas drekës, bashkë me familjarët e Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Aleks Nika, rreth orës 14:45 minuta, do të vendosin lule pranë vendit ku humbën jetën protestuesit e 21 Janarit para 6 vitesh. (E.K/SHUPLAKA)