10:29 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fondacioni i Sorosit në Shqipëri i shqetësuar për 21 janarin: Gjykatat shqiptare pranojnë paditë civile

14:52 | 21/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fondacioni i Sorosit në Shqipëri i shqetësuar për 21 janarin: Gjykatat shqiptare pranojnë paditë civile

Gjykatat shqiptare pranojnë paditë civile për vrasjet e 21 janarit. Pritet vendimi i Gjykatës Evropiane për procesin penal.”, kështu njofton sot Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë e George Soros-it.

”Me një vendim të mirëpritur, Këshilli i Ministrave ka akorduar një fond të veçantë për Gardën e Republikës për të shlyer dëmshpërblimet sipas katër vendimeve të Gjykatës Administrative që pranoi paditë e familjarëve të të vrarëve të 21 janarit 2011. Edhe tre padi të tjera janë ende në proces, të cilat priten të përfundojnë në muajin shkurt 2017.

Kërkimi i dëmshpërblimit është vetëm një prej aspekteve të ndjekura për çështjen e 21 janarit nga Res Publica me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Paralelisht vijojnë të ndiqen dy çështje të nisura në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila gjatë vitit 2016 nisi shqyrtimin e çështjes së regjistruar që në vitin 2012 dhe pak javë më parë regjistroi edhe një ­­çështje tjetër me kërkues familjet Myrtaj, Veizi dhe Deda, të cilët godasin mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal. Në Gjykatën Evropiane do të shqyrtohet kuadri ligjor i kohës, planet operacionale të menaxhimit të demonstratës, si dhe problematika e procesit penal, i kritikuar si një proces jo i rregullt ligjor.”, shkruan Fondacioni i i George Soros.

NJOFTIMI MË TEJ:

”“Vendimet e Gjykatës Administrative, përmes një arsyetimi të drejtë, pranuan se vrasjet e 21 janarit ishin krim shtetëror dhe Garda e Republikës është përgjegjëse për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës,  Faik Myrtaj, si dhe djalit të tij Bardhosh Myrtaj. Qeveria reagoi pa vonesë në ekzekutimin e vendimeve çka jep shpresë se mund të ketë vullnet që vëmendja të drejtohet edhe nga drejtësia e mohuar në procesin penal, për të parë mundësitë e hetimit të çdo detaji të anashkaluar deri tani” u shpreh Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i qendrës Res Publica.

Përfundimi i proceseve gjyqësore erdhi në fund të një numri të madh hapash të hedhur që prej vitit 2011, në përpjekje për të ndryshuar praktikën vendase, me qëllim që ajo të përputhet me standardet evropiane dhe të jetë një udhërrëfyes i mirë se si duhet vepruar në raste të ngjashme.

Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, thekson se ky proces vlen si histori suksesi e shoqërisë civile që nuk u ndal derisa u bë e mundur dhënia e drejtësisë në proceset civile, ndërsa shpreson në një vendim të drejtë nga Gjykata Evropiane për shkeljet e konstatuara në procesin penal. “Gjykatat vendase treguan se në Shqipëri ka shpresë që gjykatat të mbajnë një standard të lartë gjykimi, duke mbajtur parasysh praktikën e Gjykatës Evropiane në vlerësimin e rëndësisë së të drejtës së jetës si një prej të drejtave më themelore të njeriut.” shtoi ai.”, përfundon reagimi i OSFA-s.

Sot në kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë të gjatë, si përvit, teksa përsëriti atë që thotë përvit se drejtësia do të vijë. Rama shpjegoi se dëmshpërblimi 300 mijë dollarë për familjarë e viktimave nuk ishte një qokë. (V.G/SHUPLAKA)

Pas

Vdekja e 29-vjeçarjes, ISHTI: Ashensori nuk ishte i mirëmbajtur, depozita e vajit shkaktarja

Para

Hapet një tjetër ”vatër” konflikti në rajon, Maqedonia: Serbia është një fqinje e keqe

Para
Hapet një tjetër ”vatër” konflikti në rajon, Maqedonia: Serbia është një fqinje e keqe

Hapet një tjetër ''vatër'' konflikti në rajon, Maqedonia: Serbia është një fqinje e keqe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

Goteborg, Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me picerinë, 8 të plagosur

Tiranë/ Akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, arrestohet 39-vjeçari

Rrëshen/ Dhunë psikologjike ndaj të atit, arrestohet 60-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë, autori ende i pa identifikuar

Durrës/ Vila me qira kthehet në ambient prostitucioni – 4 shtetase kineze në pranga, një angleze shpallet në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.