11 vite më parë do të ndahej nga jeta Ibrahim Rugova, vepra e të cilit në favor të pavarësisë së Koosvës do të mbetet në histori. Kur në Tiranë vëmendja ishte përqëndruar te 21-janari dhe dita e përkujtimit të viktimave, është dikush që nuk e ka harruar që sot ka qenë edhe përkujtimorja e vdekjes së Rugovës.
Ish-kryeministri Berisha në kujtim të tij e ka quajtur atë arkitektin e Kosovës së Pavarur.
‘’Në përvjetorin e ndarjes nga jeta! Nderim përjetë gjeniut të politikës shqiptare, arkitektit te Kosovës së Pavarur, mikut tim, presidentit Ibrahim Rugova!’’, shkruan ish-kryeministri. (E.K/SHUPLAKA)