Mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti pritet të transferohet tek Palermo.
Sipas portalit të njohur “ Tuttosport”, Ajeti ka pranuar të transferohet për pjesën e mbetur të sezonit tek Palermo për shkak të hapësirave të pakta që kishte tek ekipi i Torinos.
Mediat italiane bëjnë me dije, se klubi siçilian ka arritur një marrëveshje me ekipin e Torinos për huazimin e mbrojtësit shqiptar .
Palermo ndodhet në vendet e fundit të tabelës dhe objektivi kryesor i saj është mbijetesa në Seria A.
Në orët e ardhshme pritet që të konkretizohet kjo marrëveshje edhe me lojtarin shqiptar. Kështu Ajeti largohet nga ekipi torinez pa lënë ndonjë gjurmë edhe pse në fillim u shikua si një transferim i bujshëm. Ishin dëmtimet ato që nuk e lanë shqiptarin që të shfaqë vlerat e tij reale në fushë. (K.P/Shuplaka)