Policia austriake ka zbardhur detajet për planifikimin e sulmit terrorist në metronë e Vjenës, nga një i ri shqiptar.
Mësohet se autori i planifikimit të sulmit është një 18-vjeçar, i quajtur Lorenz K. I riu u arrestua në apartamentin e tij në Vjenë, menjëherë pasi kishte mbërritur nga Shqipëria.
Bardhë e blutë kanë marrë në pyetje edhe babain e Lorenzit i cili prej vitesh jetonte në qytetin Neunkirch dhe ka dy djem.
Mediat austriake shkruajnë se Lorenzi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është akuzuar dhe më parë për vepra të ndryshme penale.
Grupi hetimor i çështjes raporton se, synimi i tij kishte qenë që në sulmin që do ta kryente në një metro në Vjenë të vdisnin sa më shumë persona, por pavarësisht dyshimeve të tyre ata nuk kanë arritur të zbulojnë asgjë kompromentuese pas kontrollit të zhvilluar në banesën e tij.
Policia akoma nuk ka mundur të zbulojë se si i riu kishte arritur të futej në rrethin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste. (D.D/Shuplaka)