Këngëtari i njohur Sinan Hoxha është i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Xing me Ermalin”. Ai ndau me publikun pjesëza nga jeta e tij bashkëshortore me Andrra Destanin.
Ndërkohë që Sinani tregonte, Ermali i thotë që do të sjell fansen tënde më të madhe. Por e paralajmëroi që mos të bëhej xheloze ajo… Andrra.
Por ç’të shohë Sinani, e ftuara ishte pikërisht bashkëshortja e tij tejet elegante, e veshur në një fustan të zi të ngjitur pas trupi.
Ndërkohë që Sinani dukej shumë i habitur dhe Ermali akoma nuk kishte nisur me pyetjet, Andrra kërkoi leje që të sqarohej me burrin e saj.
“Ermali kishte folur me babin, me mamin, me fisin… pra me të gjithë. Prandaj erdha unë sot këtu”, iu drejtua Andrra partnerit.
“Është e vërtetë!”, tha Ermali duke shtuar: “Më e vështirë ka qenë për mua që t’i mbush mendjen Andrrës të vinte sesa Sali Berishës”.
Sinani pranoi se ndihej shumë i suprizuar, pasi partnerja e tij nuk pëlqente të bëhej pjesë e zhurmës mediatike.
Kjo është hera e parë që Andrra merr pjesë në një studio televizive dhe për këtë arsye pranoi se kishte shumë emocione. Por fillimi është i vështirë, ajo u tregua shumë e çiltër dhe sportive. (D.D/Shuplaka)