Ndeshje spektakolare është zhvilluar në “ San Siro”, i cili ka nxjerrë fitues ekipin e Napolit. Napolitanët kanë kaluar shumë shpejt në avantazh ku brenda 9 minutash ata kanë shënuar dy gola me anë të Insinjes dhe Kahejon-it ndërsa kuqezinjtë kanë shkurtuar diferencën me anë të Kuçka-s.
Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë, por raste të shumta ka patur edhe në pjesën e dytë, ku si Milani edhe Napoli nuk mundën t’i konkretizonin me gola.
Në lojë ishte edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj i cili bëri një lojë mjaft të mirë.
Ndërsa portieri i talentuar i Milanit, Donaruma, është bërë protagonist në fundin e lojës.
Kjo sepse ai ka dalë nga porta e vet në drejtim të sulmit kur po ekzekutohej një faull në favor të vendasve, por nuk mundi të shënonte gol për shkak se gjuajtja e tij me kokë u prit nga portieri mik Reina.
Me këtë fitore napolitanët ngjiten në vendin e dytë dhe i bëjnë presion kryesuesit të kampionatit, Juventusit. (K.P/Shuplaka)