23:29 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vrasja e 3-fishtë tek “Uji i Ftohtë”, babai i viktimës: Ma vrau djalin kot, endej i lirë

08:08 | 22/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e 3-fishtë tek “Uji i Ftohtë”, babai i viktimës: Ma vrau djalin kot, endej i lirë

Sokol Isufaj është një prej tre viktimave të masakrës të disa viteve më parë në Plazhin e Vlorës.

Pas arrestimit të Delin Hajdaraj, i shpallur në kërkim dhe që endej i lirë prej katër vitesh, ka reaguar babai i Sokol Isufaj, Asqeri Isufaj.

Ai shprehet se tashmë ndihet i lehtësuar që vrasësi i të birit nuk endet më i lirë dhe kapja e tij ishte një gjë që e kishte pritur prej kohësh, që drejtësia të funksiononte. Në intervistën për një portal online, ai shpreh keqardhjen për vendimin e gjykatës.

“Sot le të themi se ndihem pak më i lehtësuar. Të paktën autori nuk është i lirë se mua djali s’më kthehet më… Por mënyra se si e qysh u vra, nuk gjej dot fjalë që ta them. Unë si baba i Sokolit, që mbeti viktimë në atë tragjedi, kam një keqardhje për dënimin e atij personit tjetër që e kërkoi vrasësin për ndihmë. Edhe ai duhej të dënohej me burgim të përjetshëm. Gjykata nuk ka vepruar drejt. Këtu ka pasur ndërhyrje nga njerëzit e tij”, mësohet të ketë thënë Isufaj.

Më tej, Asqeri Isufaj shprehet se dhimbja për humbjen e të birit nuk ikën asnjëherë pasi i biri iu vra pa asnjë arsye për më tepër, por së fundmi ndihet më i lehtësuar pas kapjes së autorit:

“Si duket, për të mos thënë 100 për qind, e ka ndier veten të rrezikuar atje ku ka qenë dhe përpara Vitit të Ri ka ardhur në Shqipëri, pasi ma merr mendja nuk ka pasur shumë kontrolle edhe për festa. Megjithatë, unë falënderoj policinë që e kapi. Dhimbja, mua dhe familjes sime, nuk na ikën asnjëherë, sepse nuk kishte asnjë arsye të më vritej djali. Sikur të kishte një gabim të vogël djali im, unë nuk do të isha kaq i helmuar, por nuk kishte asnjë gabim, ai kishte shkuar të bënte plazh. Sot ma kanë hequr pak dhimbjen e djalit të ikur.” (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimibabaivloreVrasja
Pas

Bes Kallaku tenton të bëhet romantik… shikoni se ç’bën (FOTO)

Para

Albana Osmani tregon një detaj “të fshehtë” të trupit të saj (FOTO)

Para
Albana Osmani tregon një detaj “të fshehtë” të trupit të saj (FOTO)

Albana Osmani tregon një detaj "të fshehtë" të trupit të saj (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.