Noizy është një ndër reperat më të dashur dhe të kërkuar në Shqipëri por edhe jashtë saj. Por të kjo fundjavë për të është tejet e ngarkuar, koncerte në disa shtete të Europës. Mund të cilësohet pa frikë edhe si reperi që mban rekord për numrin e koncerteve të mbajtura brenda një nate.
Por sfida e tij e radhës ka të bëjë me 7 shtete në të cilët duhet të japë koncert. Dhe e gjitha brenda 24 orëve. “Suedi, Danimarkë, Gjermani, Austri, Kosovë, Shqipëri, Itali në më pak se 24 orë”, shkruan reperi. Në videot e postuara ai shihet teksa udhëton me avion nga njëri shtet në tjetrin. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post