02:48 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dehen dhe konfliktohen, dy të rinjtë thërrasin dhe familjarët. Babai i njërit plagos vëllanë e tjetrit

10:04 | 22/01/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dehen dhe konfliktohen, dy të rinjtë thërrasin dhe familjarët. Babai i njërit plagos vëllanë e tjetrit

Është arritur të shmanget një krim i rëndë në Dibër, ku falë ndërhyrjes së policisë konflikti ka përfunduar vetëm me një të plagosur.

Dy të rinj mësohet se janë konfliktuar mes tyre teksa ndodheshin në ambientet e një lokali. Burime të Policisë së Dibrës, kanë bërë me dije se konflikti për shkaqe banale ka degraduar kur të rinjtë kanë lajmëruar edhe familjarët e tyre që janë bërë pjesë e sherrit.

Të rinjtë janë identifikuar me iniciale V. B. dhe E. Ç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllovë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se është vënë në pranga shtetasi M. Çera 59 vjeç. Ai akuzohet se gjatë konfliktit fizik, ky shtetas, babai i E.Ç, ka plagosur me thikë  shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B.

Detaje të Policisë së Dibrës:

Më datën 21.01.2017, në një lokal në qendër të njësisë Adminisrative Sllovë Dibër, shtetasit V.B dhe E.Ç, pasi kanë konsumuar alkool me njëri-tjetrin, kanë nisur të konfliktohen fizikisht mes tyre.

Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin  dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre.

Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V.B, si dhe babai e vëllai i shtetasit E.Ç.

Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E.Ç, ka plagosur me thikë  shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B.

Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi  H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V.B, 27 vjeç.

Policia me të marrë njoftim ka ndërhyrë në kohë  duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal i shtetasit:

-M. Çera, 59 vjeç, lindur  dhe banues në fshatin  Trojak-Sllovë-Dibër

Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale  ”Dëmtime të tjera me dashje”,  parashikuar nga neni 90 i Kodit  Penal për shtetasin:

-H. B, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë  po punohet per zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: diberkonfliktkrimparandalim
Pas

Gropa në Kamëz që rrezikon jetë, qytetari: Shmangni një tjetër tragjedi si ajo e Vlorës (FOTO)

Para

Marshi i grave në SHBA mbledh qindra mijëra njerëz, solidarizohet dhe Europa (FOTO)

Para
Marshi i grave në SHBA mbledh qindra mijëra njerëz, solidarizohet dhe Europa (FOTO)

Marshi i grave në SHBA mbledh qindra mijëra njerëz, solidarizohet dhe Europa (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.