Një i ri shqiptar në Itali ka ndërruar jetë teksa ishte duke transportuar disa mobilie, me urdhër të kompanisë për të cilën punonte.
I identifikuar si Erion Myrtaj 27 vjeç, mësohet se gjatë mëngjesit të së martës kishte komunikuar se ndihej keq dhe i dhimbte koka, megjithatë askush nuk i dha leje.
Ai ndërroi jetë teksa po transportonte mobilie lart e poshtë, në një apartament në Certosa. Në një moment ai ka rënë përtokë dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, ai nuk ka mundur të shpëtojë.
Mediat italiane shkruajnë se çështja e të riut shqiptar është duke u hetuar. Prokurori do të gjykojë se përse askush në kompaninë ku ai punonte, nuk e dërgoi atë në shtëpi.
Babai i 27-vjeçarit shqiptar, Shpëtim Myrtaj ka treguar se i biri kishte dy ditë që ishte punësuar në këtë kompani dhe lodhej shumë për shkak se puna ishte e rëndë. “Jemi të tronditur. Do donim të kuptonim çka ndodhur.”, është shprehur babai, shofer kamioni që jeton në Cornigliano. (XH.A/SHUPLAKA)