Klement Balili, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të për trafikun e drogës, i qëndronte besnik një taktike kur vinte puna tek bisedat mbi pazaret e drogës.
Nga bisedat e përgjuara prej autoriteteve greke, kopje të të cilave janë siguruar nga “ABC Neës”, rezulton se thuajse të gjitha bisedat me bashkëpunëtorët e tij në Greqi, ai i kryente pas orës 23:00 të natës.
“Sidomos për organizimin dhe nisjen e skafit të mbushur me rreth 679 kg hashash drejt Greqisë mesnatën e 6 Majit 2016, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Biseda e parë, rezulton të jetë kryer rreth orës 23:00 të darkës, ku njoftohet për kohën e ankorimit në njërin nga gjiret e Sarandës ku e pret mjeti me hashashin. Ndërsa biseda tjetër është në orën 02:00 pas mesnatës duke porositur Petro Danaj që të ketë kujdes me zhurmën dhe ndriçimin në skaf kur të largohet nga bregu për tu nisur drejt vendeve ku nuk mund të pikaset nga policia kufitare.
Rezulton se Klement Balili ka komunikuar sërish me skafistët e tij më 6 Maj 2016 pas mesnate, duke i porositur për rrugën që do ndiqnin drejt ishullit të pabanuar greke, ku e prisnin bashkëpunëtoret e tij të rrjetit të trafikut të drogës. Bisedat janë bërë më të shpeshta mëngjesin e hershëm të datës 7 Maj ku skafistët dorëzojnë mallin te pala greke, ku prisnin 4 punonjës.
Një ditë më pas, policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë grupin në Greqi dhe shpallur në kërkim Klement Balilin. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post