Forcat e Armatosura kanë përfunduar punimet për hapjen e rrugëve rurale të fshatrave Kurdari dhe Kurqelaj në Bashkinë e Klosit, e cila ishte bllokuar prej dy javësh pas rrëshqitjeve të dherave nga rreshjet e shiut të muajit nëntor të vitit të kaluar.
Në përfundimin e kryerjes së këtyre punimeve ishte dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila shoqërohej nga zëvënsës shefi i Shtabit të Përgjithshëm FA-së, gjeneral brigade, Dedë Prenga.
Ministrja Kodheli përkujtoi 96-vjetorin e e krijimit të armës së Xhenios duke falemderuar efektivët e këtij batalioni.
“96-vjetorin e #Xhenios e festuam në mënyrën më të mirë, mes njerëzve që i shërbejmë, në Kurdari dhe Kurqelaj të Klosit, ku përfunduam hapjen e një rruge që ishte shembur dhe bllokuar që prej nëntorit të vitit të shkuar, për shkak të reshjeve të shiut.
Banorët e këtyre fshatrave nuk u duhet më të bëjnë “cirk” për të shkuar në qytet.
Nuk kishte rast më të mirë për të vlerësuar disa nga ushtarakët e civilët e Xhenios, për kontributin e dhënë në ndihmë të komunitetit për emergjencat civile, si dhe në ndërtimin e urave dhe rrugëve.
Forcat e Armatosura të Shqiptarisë në krye të detyrës!
Respekt, Mirënjohje!”, shkruan Kodheli në Facebook. (J.V/Shuplaka)