Moderatorja e dashur për publikun, Rudina Magjistari, e ka kaluar fundjavën pranë së bijës, e cila rritet dita ditës. Ajo e shfrytëzon maksimalisht kohën që i mbetet për të qëndruar me të voglën.
Në një foto të publikuar pak më parë, Rudina shfaqet bashkë me Mia “luleqingjin” (siç pëlqen ajo ta quajë) teksa argëtohen duke soditur natyrën.
“Sepse neve na habit çdo gjë që na del përpara”, shkruan moderatorja bashkangjitur fotos. (XH.A/SHUPLAKA)