Një i ri 21-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në qytetin e Durrësit.
Viktima është identifikuar si E. S. 21 vjeç, që jetonte i vetëm në fshatin Arapaj. Ai është gjetur i pajetë rreth orës 13:00 të një dite më parë.
Nga hetimet e deritanishme, Policia e Durrësit dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim. (XH.A/SHUPLAKA)