10:20 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, mjekët ankimojnë dënimin me gjobë

16:15 | 22/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, mjekët ankimojnë dënimin me gjobë

Zhvendoset në Gjykatën e Apelit Tiranë përballja gjyqësore mes Prokurorisë dhe dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” me pasojë vdekjen e Dorjana Hakës. Nëna 25-vjeçare, bashkëshorte e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, humbi jetën pas një komplikacioni shëndetësor disa ditë pasi kishte kryer një lindje me operacion.

Vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës, që i shpalli fajtorë mjekët, por i dënoi me nga 400 mijë lekë gjobë, është ankimuar në Apel. Sipas burimeve zyrtare, dy të pandehurit, Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, kanë depozituar ankim në lidhje me vendimin. Sipas burimeve, mjekët kërkojnë prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tyre, shkruan një portal online.

Nga ana tjetër, ankim për vendimin që dënoi me gjobë dy mjekët kanë depozituar edhe përfaqësuesit e Prokurorisë. Burimet pohuan se Prokuroria pretendon në ankim se Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar kur dënoi vetëm me gjobë mjekët e akuzuar. Prokuroria këmbëngul në dënimin e tyre me nga 5 vjet heqje lirie, si fajtorë për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”. Tri ankimet në fjalë janë depozituar në Apel më 27, 28 dhe 30 dhjetor të vitit të kaluar. Mësohet se ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë të këtij shqyrtimi në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjykimi i mjekëve Rexhepi dhe Burba në Shkallën e Parë përfundoi më 21 dhjetor 2016. Ata u gjobitëm me nga 400 mijë lekë gjobë, nga 5 vjet burg që kërkoi Prokuroria në konkluzionet përfundimtare. “Marrja përsipër dhe futja ne operacion e pacientes pa këto analiza, nga mjeku anesteziolog, e pandehura Elona Burba dhe ai obstetër, i pandehuri Petrit Rexhepi, përbëjnë neglizhencë të të pandehurve në ushtrimin e detyrës”, arsyetonte Gjykata e Shkallës së Parë në vendim. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Alban Hoxhagruajamjektet
Pas

Presidenti i Serbisë po kërkon paqe me Kosovën, nuk flet më për luftë

Para

Dëshmi tronditëse në televizion: Si më përdhunoi xhaxhai dhe…

Para
Dëshmi tronditëse në televizion: Si më përdhunoi xhaxhai dhe…

Dëshmi tronditëse në televizion: Si më përdhunoi xhaxhai dhe...

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët: Një festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.