CIA ka publikuar mbi 12 milionë dokumente sekrete, mes të cilave ka edhe mijëra dokumente që lidhen me Republikën e Maqedonisë.
Një njërin prej tyre, prezantohet plani i Rusisë për një nderhyre ushtarake në Bullgari me qëllimin për të krijuar Maqedoninë e Madhe në Ballkan, e cila pastaj do të bashkohej me Shqipërinë në një shtet të vetëm të fuqishëm, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Sipas planit rus, shteti i ri do të shtrihej deri në Prishtinë, Vranjë dhe Nish. Ndërkaq, pjesë e kësaj Republike të re do të jetë edhe Selaniku.
Sipas të njëjtave dokumena, parashikohet edhe vendosja e nje flote ruse në territorin e Shqipërisë. (A.R/SHUPLAKA)