Një person u vetëdogj me benzinë rreth orës 17:43 të pasdites së djeshme në Sarandë. Raportimi për ngjarjen e rëndë është bërë nga dy të rinj që kanë njoftuar menjëherë policinë sapo kanë parë se ç’po ndodhte në anë të murit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por për shkak të djegieve të shumta trupi i viktimës ishte shkrumbuar plotësisht. Viktima është e seksit mashkull, i moshës 30-40 vjeç, rreth 175 cm i gjatë.
Ndërkohë që ai vijon të mbetet i paidentifikueshëm për shkak të djegies, një portal online që u referohet burimeve të policisë bën me dije se pranë trupit të pajetë është gjetur dhe një kapelë me strehë ngjyrë kafe, një bidon plastik, një çakmak dhe pak më tutje tapa e bidonit.
Sipas dyshimeve fillestare të policisë, viktima mund të jetë ndonjë punëtor sezonal, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe ndonjë person në depression për shkak të humbjes së parave në bixhoz. (XH.A/SHUPLAKA)