Një web izraelit “DEBKA File” i ka kushtuar një artikull të veçantë trenit serb që tentoi disa ditë më parë të hynte në Kosovë, por u ndalua nga forcat ushtarake kosovare.
“Vetëm gjashtë ditë përpara inaugurimit të Donald Trump president të SHBA-ve, një tren i Serbisë u pozicionua në kufi me Kosovën me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në disa gjuhë. Autoritetet e sigurisë kosovare bllokuan në kohë përparimin e saj. Treni ishte më tepër një përkujtim simbolik i luftrave brutale të vitit 1990. Dy ushtritë janë tashmë të gatshme për luftë. 60,000 trupa serbe përfshirë këtu artileri të rëndë, blinda, forcë ajrore, janë gati për luftë.”, nis artikulli i “DEBKA File”.
Më tej, web-i izraelit shkruan për reagimin e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, shkurtimisht për historinë e luftës mes dy vendeve dhe se si krahasuar me Perëndimin që e njohu pavarësinë e Kosovës, Rusia dhe Kina ende e shohin Kosovën si pjesë përbërëse e Serbisë.
“Treni serb vendosur në afërsi me kufirin e Kosovës shënoi fundin e epokës së Obamës dhe theksoi mospranimin e hapur nga ana e Serbisë për kufirin. Treni pritet që pas inaugurimit të Trumpit ta kalojë sërish atë kufi. Edhe nëse nuk sulmohet, ushtria serbe ka në plan të zhdukë një prej arritjeve madhështore të ish-Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.
Kosova do të kërkojë ndihmë për këtë ndërhyrje, por në vitin 2017 ky vend ta harrojë mbështetjen nga ndonjë vend europian, madje as nga Gjermania”, shkruan web-i izraelit. (XH.A/SHUPLAKA)