Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbërrijë këtë javë në Tiranë në kuadër të ligjit të Vettingut, për të mnbikëqyrur procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Trupa vëzhguese e ONM-së është e përbërë nga amerikanë dhe europianë. Kjo trupë do të merret me përgatitjen e procesit që konsiston në skanimin në tre drejtime: kontrolli i figurës, verifikimi i pasurisë dhe verifikimi i profesionalizmit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të vlerësojnë të gjitha faktet për procedurën e vlerësimit. Në krye të këtij operacioni do të jetë drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera.
Ajo ishte gjatë muajit Dhjetor në Tiranë, ku zhvilloi disa takime ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut.
Puna e ndërkombëtareve nis në momentin që janë mbyllur aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit. (XH.A/SHUPLAKA)