Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka qenë sot në Durrës, bëri të ditur se 600 mijë persona të pasiguruar do të përfitojnë shërbim falas njësoj si dhe të siguruarit.
Bëhet fjalë për një total prej 2.9 milionë persona në të gjithë territorin shqiptar që përfitojnë nga ky shërbim, me ose pa sigurime.
“Që nga janari 2016, 600 mijë persona ende të pasiguruar përfitojnë vizita falas. Janë 2.9 milionë persona brenda vendit që trajtohen në mënyrë të barabartë, me apo pa sigurime”, u shpreh Beqaj.
Ai shtoi se ofrohen 44 vizita të ndryshme, falas, për të pasiguruarit. Gjatë fjalës së tij, ministri i Shëndetësisë u shpreh se shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin janë ulur në mënyrë drastike nga viti 2014. (XH.A/SHUPLAKA)