Kryeministri Rama dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kanë zgjedhur ditën e sotme për të prezantuar zhvillimet në fushën e mjkësisë. Dhe një prej tyre është edhe aplikimi i recetave elektronike duke filluar nga dita e parë e shkurtit.
Çdo pacient duhet të paraqitet te mjeku i lagjes dhe do të marrë një kod me pesë numra që do të ketë çdo njeri. Më pas të gjitha të dhënat e tij do të ruhen në një dosje online.
Ministri Beqaj e ka cilësuar këtë si një lehtësi shumë të madhe pasi të gjithë njerëzit do të kenë historikun e tyre të sëmundjeve.
Rama e ka vënë theksin te transformimi i shëndetësisë në qeverisjen që ai drejton, pavarësisht se e ka pranuar që ende fenomeni i shëmtuar i rryshfetit vazhdon të ekzistojë.
‘’Deri para disa vitesh shëndetësia ka qenë një njollë e zezë për vendin tonë edhe në mediat e huaja. Një nga gazetat më të mëdha spanjolle shkruante në 2013 keqmenaxhimi dhe institucionet e kanë shndërruar në katastrofë shëndetësinë në Shqipëri, se kushtet në spitale janë të mjerueshme dhe se duhet të japësh rryshfet dhe për shërbimin më të vogël.
Receta elektronike do të bëjë që të gjitha historitë e hidhura të korrupsionit sistematik duke ushqyer kanale zullumesh që farmacitë shkruanin ilaçe që nuk shiteshin merr fund. Pasi çdo recetë tani do të jetë elektronike, dhe asnjë farmaci nuk do të ketë recetat e veta me dorë.
Shërbimet që jepeshin deri në 2013-tën dhe shumë nga aparaturat në vendin tonë ishin në gjendje mizerabël’’, ka thënë ndër të tjera Rama.
”Reformat duhet të jenë të thella për të shmangur korrupsionin, pasi sicc e kemi thënë më parë është sistemi ai që korrupton njerëzit dhe jo njerëzit që korruptojnë sistemin. Jemi të vetëdijshëm që kemi për të bërë shumë, po do të bëjmë akoma më shumë. Pasi shëndeti nuk ëhstë mall që blihet kur ke dhe nuk blihetr kur nuk ke”, ka përfunduar Rama. (E.K/SHUPLAKA)