Është vendosur për shtyrjen e procesit gjyqësor ndaj Armando Prengës. Shkak mësohet të jetë bërë mungesa e gjyqtares Evelina Qirjaku.
Mësohet se gjyqtarja Qirjaku është me raport për shkak të gripit.
Mësohet se në seancën e planifikuar ditën e sotme, do të dëshmonin anëtarë të familjes Cali, me të cilin u konfliktua Armando Prenga.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste u ndalua nga policia pas përplasjes së 4 shtatorit 2015 mes familjeve Cali e Prenga. (XH.A/SHUPLAKA)