Rritet importi dhe eksporti i kontenierëve në Portin e Durrësit gjatë vitit 2016. Sipas të dhënave që ”Shuplaka” ka marrë për Portin vihet re se importi në kontenierë është rritur me 28% dhe po kështu rritje ka ehde për eksportin, me 10%.
Edhe pse rritja në përqindje import-eksport nuk është e njëjtë, vihet re se shqiptarët kanë konsumuar më shumë në 2016-ën se në 2015 dhe po kështu kanë prodhuar më shumë.
Po cilat janë shifrat?
Në 2015-ën, shifrat e importit të kontenierëve është 34180, ndërsa ajo e importit një vit më pas është 48505. Pra një diferencë prej 13695 në rritje. Kurse për eksportin nga 21140 në 2015-ën, ka shkuar në 23220 në 2016, pra rritja është një numër prej 2080 kontenierësh. (V.G/SHUPLAKA)