05:41 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Këshilltarja e LSI-së sulm Dakos: Besonim se ishim bashkëpunëtorë, siç jemi dhe aleatë…një shesh më pak dhe ca shërbime jetike më shumë!

12:37 | 23/01/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Këshilltarja e LSI-së sulm Dakos: Besonim se ishim bashkëpunëtorë, siç jemi dhe aleatë…një shesh më pak dhe ca shërbime jetike më shumë!

Këshilltarja e LSI-së në Bashkinë e Durrësit Edlira Hyseni sulmon kryebashkiakun Vangjush Dako, lidhur me buxhetin.

Në një reagim të detajuar, Hyseni komenton se pse anëtarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak nuk votuan buxhetin.

Këshilli Bashkiak ka detyrë të jetë pjesë e çdo proçesi vendimarrjeje, që do të ndikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo edhe tërthorazi jetën dhe interesat e çdo qytetari apo biznesi durrsak. E çfarë më shumë, se sa vendimi për buxhetin vjetor të kësaj Bashkie mund të ketë impakt më të fortë pozitiv apo negativ për secilin nga ne, që në këtë qytet jetojmë dhe punojmë?

Pse nuk e miratuam ne, Këshilltarët e forcës politike LSI, Projekt-Buxhetin 2017-2019 e propozuar në Bashkinë e Durrësit? E thjeshtë; askush s’na pyeti, askush s’na dëgjoi, askush nuk priti të përcillnim zërin e qytetarëve tanë, që na votuan t’i përfaqësojmë!”, shpjegon Hyseni, duke pohuar se edhe pse një vendim politik, ai u bë edhe në emër të qytetarisë.

” Nuk ka qenë asnjëherë nevojë të “urdhërohemi”, të dalim jashtë ideve tona për t’u bindur pa kushte.”, thekson Hyseni.

”Besonim se për një vendim të tillë do të ishim bashkëpunëtorë,  sic jemi aleatë, për të ndarë së bashku vizionet tona, kërkesat, projektet, për të gjetur rrugën optimale për zgjedhjet/zgjidhjet më të mira të mundshme në interes të qytetarëve qe besojnë te ne. Nëse ndokush , i lexon këto si prapaskena politike, do të thotë se nuk di se politika është mundësia që çdo zemër e mendje qytetari të shkojë aty ku mund të dëgjohet, përmes njerëzve që ata vetë kanë zgjedhur t’i përfaqësojnë. ”, shton më tej.

Por pse LSI-ja e ka kundërshtuar votimin e këtij buxheti dhe cilat janë arsyet që shtron Hyseni? Një prej shkaqeve të mosvotimit është edhe mungesa e konsulencës mes këshilltarëve të dy partive aleate.

vangjushdakoedlirahyseni

ARGUMENTET E PLOTA TË HYSENIT:

Buxheti i vitit 2017 rezulton të jetë më i madhi i këtyre 5 viteve të fundit, më të ardhura në total rreth 4.330.000.000 Lekë, tregues ky që lë vend për optimizëm dhe realizimin e projekteve ambicioze në të ardhmen e afërt.

Por ishte në përzgjedhjen e zërave buxhetorë dhe peshës specifike të secilit prej tyre, aty ku fondet do të shpërndahen, qe ne si Këshilltarë dhe qytetarë, të pakonsultuar më parë për asnjë nga çështjet apo sektorët që preken, u gjendëm të papërgatitur për të shprehur një opinion pro këtij vendimi.

Në këtë projektbuxhet që na u kërkua të votonim pa konsultë paraprake, shpenzimi i 30% të të ardhurave vjetore shkonte në zërin Infrastrukturë Rrugore, që faktikisht ndahej kryesisht në “rikonstruktim/rehabilitim/rivitalizim” i 3 shesheve të mëdha: Përballë Portit ( Projekti “Vela” ), pranë Muzeut të Dëshmorëve dhe më i riu projekti “Zona Shkëmbi i Kavajës”. Pa dyshim që janë investime publike të rëndësishme për të  ardhmen e Bashkisë Durrës, por ne pyesim: A s’mund të bëhet një shesh më pak dhe ca shërbime tjera jetike më shumë? A janë këto sheshe të reja, që deri diku duhet të pranojmë se  modifikojnë bindshëm identitetin e Durrësit, një prioritet për qytetarët  Bashkisë së madhe?

Nje buxhet Bashkie vërtet shpërndahet sipas prioriteteve që drejtimi i këtij qyteti zgjedh të përcaktojë, por ne pyesim:

1.A nuk janë 34.000 nxënës që frekuentojnë 119 institucione arsimore ( cerdhe, kopshte, shkolla 9-vjecare dhe të mesme ) prioritet madhor, për të investuar më shumë në ristruktuksionet e godinave dhe sistemeve elektrike/hidraulike të amortizuara prej vitesh? Apo realizimi i sistemit ngrohës për to? Pse të mos ketë cerdhe, në Njësitë Administrative, përvec se brenda qytetit?

2.A nuk është bujqësia ( ku toka bujqesore, sot përbën 70% të territorit të Bashkisë  Durrës), pyjet (sot menaxhohen dhe administrohen 6.620 ha pyje ), kullotat dhe zhvillimi rural, një prioritet për tu mbështetur dhe inkurajuar me më shumë fonde dhe investime? Në buxhet parashikoheshin vetëm 1% e të ardhurave për këtë zë, në rreth 300.000 euro/vit të parashikuara!

3.A nuk është rehabilitimi i skemave ujitëse dhe vaditëse, që sot rezultojnë jashtë funksionit në masën 50% të kanaleve dhe rezervuareve të kesaj Bashkie, një prioritet për të gjetur zgjidhjen, duke filluar nga 2017 dhe mos të shtyhet ai per vitet e mëpasshme sic është parashikuar ne buxhet?

4.A nuk është siguria dhe mbrojtja e qytetarëve dhe bizneseve të këtij qyteti, nga shërbimi i zjarrëfikësve, një prioritet për këtë buxhet? Janë sot aq pak në numër dhe në mjete, sa 1% e buxhetit të parashikuar për to, nuk arrin të mbulojë as nevojat e një lagjeje në Durrës e jo më një Bashkie të tërë

5.A nuk është promovimi, mbështetja dhe investimi në sport, art dhe  kulturë, mjet për të ndihmuar rininë e këtij qyteti? Të jetojnë më mirë, më shëndetshëm, të jenë më socialë dhe altruistë. A nuk duhet të jetë prioritet në buxhet rinia, duke mundur të zgjidhet fillimi i rikontruktimit të të vetmit Pallat Sporti që ky qytet ?

6.A nuk është mjedisi që ne jetojmë përditshmërinë tonë prioritet? Gjelbërimi, pastrimi, ndricimi, nga qendra e deri në çdo rrugë të skajshme të fshtarave të tij, nuk gjykohet detyrim prioritar për të investuar dhe realizuar në kohë sa më të shpejtë, si pjesë e shërbimeve publike minimale që një Bashki ka detyrim për taksapaguesit e saj familjarë dhe tregtarë? (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkia durresdurresedlira hyseniLSIVangjush Dako
Pas

Moderatorja bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton e parë me të birin

Para

Veliaj inspekton rikonstruksionin e unazës rurale në Pezë: Përfitojnë 4500 banorë, 2017 viti i investimeve në periferi

Para
Veliaj inspekton rikonstruksionin e unazës rurale në Pezë: Përfitojnë 4500 banorë, 2017 viti i investimeve në periferi

Veliaj inspekton rikonstruksionin e unazës rurale në Pezë: Përfitojnë 4500 banorë, 2017 viti i investimeve në periferi

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.