E përditshmja serbe “Blic” i ka kushtuar një artikull të veçantë njohjes së Kosovës nga ana e Rusisë. Në artikullin e saj, ajo shkruan se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta njohë Kosovën si shërbim ndaj Trumpit.
Lidhur me këtë, gazeta serbe i referohet edhe një interviste që Vladimir Putin ka dhënë në muajin Shtator, ku fliste për njohjen e Kosovës. Këtë deklaratë të Putin, “Blic” e sheh si shqetësim për Serbinë.
“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë. Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe në një vend tjetër, Kosovë, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike.”, është shprehur Putin.
Ndërkaq Meri Dejevski, komentatore në Rusi, e paralajmëroi njohjen e Kosovës disa ditë më parë. Ajo e sheh njohjen e këtij shteti si pjesë të marrëveshjes së gjerë mes Ëashingtonit dhe Moskës.
Ajo u shpreh se njohja e Kosovës vjen si pjesë e një marrëveshje që ka për qëllim mbylljen e problemeve të ndryshme post-Luftës. Deri më sot, Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. (XH.A/SHUPLAKA)