Mediat amerikane zbulojnë lidhjen e George Sorosi-it me protestat kundër presidentit Donald Trump, që kanë nisur në Uashington dhe po përhapen edhe në qytete të tjera.
Sipas “Neë York Times” Soros ka lidhje me më shumë se 50 shoqata pjesëmarrëse në protestën pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump, si Marshimi i Grave në Uashington.
Gazetarja Asra Q. Nomani, shkruan për të përditshmen prestigjioze se për ta kuptuar më mirë këtë marshim të grave në protest, kishte studiuar, financimin, politikat dhe pikat e ngritura nga rreth 430 grupet partnere të marshimit.
Sipas disa prej shoqatave dhe organizatave në këtë veprimtari, pjesëmarrja në marshim nuk ishte e mbështetur nga ndonjë person i veçantë dhe nuk ishte pjesë e asnjë partie.
Por sipas gazetares, Soros ka financuar më shumë se 56 partnerë të marshimit.
“Duke ndjekur paratë, u përthitha nga dokumentet e financuesit George Soros dhe fondacionit të tij ‘Open Society’, sepse doja të kuptoja çfarë lidhje kishte mes një prej financuesve më të mëdhenjë të Hillary Clinton dhe ‘Marshimit të Grave’.
Pas një kërimi të hollësishëm zbulova se Soros ka financuar ose ka lidhje me të paktën 56 ‘partnerë’ të marshimit duke përfshirë këtu edhe partnerë kyç si ‘Planned Parenthood’, që kundërshton politikat anti-abort të Presidentit Trump si dhe ‘National Resource Defense Council’, që është kundër politikave ambjentaliste të Trump.”, shkruan Nomani.
Sipas saj, të paktën 33 në 100 gra me ngjyrë që fillimisht protestuan kundër zgjedhjes së Donald Trump, kanë punuar në organizata dhe shoqata që financohen nga Soros. (D.D/Shuplaka)