02:45 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Valer Kolnikaj tregon të pathënat nga jeta e tij me gruan: Kemi bërë luftë të madhe për t’u martuar

07:13 | 24/01/2017
në Aktualitet, ShowBiz, Te Gjitha
0
Valer Kolnikaj tregon të pathënat nga jeta e tij me gruan: Kemi bërë luftë të madhe për t’u martuar

Të qenurit në qendër të vëmendjave dhe të diskutimit në media asnjëherë nuk ka qenë problem për Valter Kolnikaj. Mjekun nga Malësia e Madhe që ka pasion modelingun shoë-t televiziv e deri dhe muzikën.

Një prej personazheve më të spikatur televizivë, që pas pjesëmarrjes në Big Brother, Valer Kolnikaj e ka të vështirë të largohet nga vëmendja e publikut. Pas protagonizmit me të cilin u karakterizua në reality shoë-n, pjesëmarrjes në spektaklin e vallëzimit, sfidat në moderim dhe modelim, Valeri së fundi provoi veten edhe si këngëtar në “Këngën Magjike.”

Me gjithë guximin për të provuar gjithҫka i ofron jeta, Valeri ndihet më i sigurt në profesionin për të cilin ka investuar më shumë. Ai vijon të ushtrojë profesionin e mjekut në Malësinë e Madhe, por njëkohësisht nuk do për asnjë ҫast ta largojë vëmendjen nga televizioni, për të cilin, gjithashtu, ka investuar për shumë vite.

Të ftuar në emisionin e pasdites të Rudina Xhungës ai dhe gruaja e tij Madalena kanë rrëfyer edhe për vështirësitë e njohjes dhe kundërshtitë e familjarëve. 

Valeri dhe Madalena u njohën 6 vjet më parë nga miq të afërm të të dyve dhe shumë shpejt e kuptuan që ishin prerë për njëri-tjetrin. Edhe pse kishin një lloj “sigurie” për të ardhmen, kur në mes është Valeri, gjërat nuk mund të kalojnë aq lehtë. Kështu, edhe pas prezantimit, për Valerin gjërat do të vështirësosheshin. Për Madalenën gjithashtu. Meqenëse Valeri në atë kohë punonte si moderator në televizionin lokal të zonës, Madalena e njihte dhe e pëlqente si personazh: “Unë u dashurova me Valerin që me shikim të parë… Me gjithë pengesat, e vendosa në një farë mënyre. Sigurisht, duke marrë edhe miratimin e familjes sime…” – tregon Madalena. Si gjithmonë, Valeri ndërhyn për të plotësuar historinë. Ai shton se familja e Madalenës në atë kohë kishte fituar dokumentet për të jetuar në Itali, por ajo e kishte refuzuar largimin për shkak të Valerit.

Por nuk i harron reagimet e të afërmve që ishin kundër bashkimit të ҫiftit: “Kemi bërë luftë të madhe, sepse i kemi pasur të gjithë kundër. Madje as familjarët e Madalenës nuk donin që unë të isha dhëndri i tyre. Nëna e saj ka qenë e sinqertë me mua… Megjithatë, miratimin e morëm nga gjyshi i saj. Ai na dha bekimin dhe e miratoi bashkimin tonë”, – rrëfen Valeri.

Etiketa: gruajamartesaValer Kolnikja
Pas

MOTI 24/01/2017

Para

Hall tjetër për Tiranën, Muzaka fiton gjyqin me klubin dhe merr milionat

Para
Hall tjetër për Tiranën, Muzaka fiton gjyqin me klubin dhe merr milionat

Hall tjetër për Tiranën, Muzaka fiton gjyqin me klubin dhe merr milionat

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.