Në muajin Mars, holandezët do të votojnë për të zgjedhur kreun e qeverisë. Nga sondazhet e deritanishme, vijojnë të jenë të favorizuar ekstremistët e udhëhequr nga Geert Ëilders.
Partia e Lirisë rivalizon me liberalët e VVD-së së kryeministrit Mark Rutte.
Pikërisht për forcimin e pozitave përpara zgjedhjeve, kryeministri Rutte foli ashpër ndaj grupeve të emigrantëve që nuk integrohen me kulturën holandeze.
“Silluni normalisht, respektoni vlerat tona. Nëse nuk ju pëlqejnë është e thjeshtë, mund të largoheni”, mësohet të ketë thënë Rutte.
Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar Wilder që është shprehur: “Njeriu i kufijve të hapur, i tsunamit të azilantëve, i emigracionit masiv dhe i islamizimit, gënjen dhe mashtron sërish”. (XH.A/SHUPLAKA)