Forca e Sigurisë së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Udhëheqësit shtetëror deklaruar se “Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e vendit. Po kështu edhe të rinjtë e Kosovës deklarojë se shteti i tyre duhet të ketë ushtrinë e vet. Disa të rinj nga Kosova ka delaruar në Rubrikën e përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, se janë të gatshëm me “dëshirë do të shërbenin për të”, për ushtrinë e Kosovës.
Një nga këto është Vjosa Çerkini, studente në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës.“Po, besoj se tashmë është koha e fundit të formohet Ushtria e Kosovës. Kosova është e gatshme dhe më se e nevojshme që ta ketë ushtrinë e saj. Mendoj se njerëzit janë të gatshëm t’i kontribuojnë shtetit dhe vendit tonë”, tha Vjosa.
Po kështu është shprehehur edhe Dren Qerimi, student në Fakultetin Juridik. “Besoj se Kosova është e gatshme për ushtri dhe vlerësoj se FSK-ja ka përmbushur kërkesat për t’u transformuar në ushtri. Shërbimin i cili kërkohet, gjashtë mujor, më dëshirë do ta përfundoja. Varet çka kërkohet. Nuk jam shumë i njohur me kërkesat, por besoj se do të kontribuoja në mënyrën më të mirë që kisha mundur, po të më ofrohet mundësia”, tha ai.
I gatshëm të shërbejë në Ushtrinë e Kosovës është edhe i një tjetër i ri, Zeqir Dashevci. “Po mendoj se po. Ne si shtet jemi të gatshëm për të pasur ushtrinë tonë .Pse jo. Kur është puna për vendin tënd – pse jo. Varet çka kërkohet”.
Privilegj e konsideron shërbimin në ushtri, Ideal Zhubi, student në Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. “Pasi jemi populli me përqindjen më të madhe të te rinjve, jemi të gatshëm edhe për ushtri. Edhe unë gjithsesi do të shërbeja si ushtar i Kosovës”, ka thënë Zhubi.
Por, ndryshe shprehet Arizon Rexhepi, nxënës në shkollën e mesme në Prishtinë. Ai thotë se Kosova nuk është e gatshme për ushtri, por megjithatë, kur do që formohet, Arizoni ëndërron të jetë pjesë e ushtrisë se Kosovës. “Unë do të shërbeja me gjithë dëshirë në ushtri edhe pse nuk është e gatshme. Ka ende shumë probleme. Unë jam i ri, por kam dëgjuar në media se ka probleme”, thotë Arizioni.
Por institucionet kompetente në Prishtinë, disa herë kanë deklaruar se kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe procesit të transformimitms hkruan Gazeta ekspress. Forcat e Armatosura, kanë vlerësuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n. Por, ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend. Forcat e Armatosura sipas udhëheqësve shtetëror do të jenë garantues dhe kontribuese të stabilitetit, si në vend po ashtu edhe rajon. (J.V/Shuplaka)