Një tjetër rast mitdhënie është shënuar sot në qytetin e Korçës. Policia ka arrestuar një person pasi i ofroi 3 500 lekë rryshfet një polici të rrugores.
Detajet e policisë: Goditet një tjetër rast i mitdhënies. I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative.Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Sokol Selim, 46 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr 8 në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA475OR i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 3 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)