Një studente e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës ka mbetur pa fjalë kur ka shkuar në sallën e seminarit për të bërë mësim. Kur ka mbërritur në sallën e mësimit është habituar me atë që ka gjetur atje.
Në mes të sallës kishte hyrë një vajzë lypëse. Por jo vetëm kaq, vajza kishte me vete në krahë edhe një fëmijë të vogël. Gjithçka është jo normale, aq më tepër në një institucion shkollor. (J.V/Shuplaka)