Refik Halili, president i Tiranës nuk pajtohet dot me vendimin e gjyqit me ish-lojtarin Muzaka. Ai ka qenë vetë i pranishëm në seancën gjyqësore mes Gjergji Muzakës dhe klubit të Tiranës. Presidenti Refik Halili ka përfaqësuar skuadrën e tij në seancën e zhvilluar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, mbi vendimin e së cilës ka pretendimin se shuma e vendosur është përllogaritur keq. Halili e ka konsideruar të njëanshëm këtë vendim.
Në një prononcim për një të përditshme në orët e mbrëmjes së djeshme, pasi ishin larguar edhe emocionet nga vendimi i dhënë, Halili është shprehur se shuma e caktuar nga vendimi është e ekzagjeruar dhe se ai nuk do të tërhiqet, por do ta ankimojë këtë vendim.
Sipas Halilit shifra prej rreth 100 milionë lekësh që ai duhet të paguajë për Muzakën është e ekzagjëruar dhe se ai do ta apelojë vendimin në Federatë. (E.K/SHUPLAKA)