Një përplasje mes dy mjeteve shënuar një ditë më parë në Katund, Sukth, ka shkaktuar plagosjen e 17-vjeçarit me iniciale A. B., banues në Shijak, që ndodhet në rrezik për jetën.
Myslym Shyni 41 vjeç, duke drejtuar automjetin tip LIFAN 49 cc, ka përplasur të riun që po drejtonte motoçikletën. Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Myslym Shahini 41 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 23.01.2017, në Katund, Sukth, duke drejtuar automjetin tip Toyota me targa AA 390 JG është përplasur me mjetin motorçikletë tip LIFAN 49 cc, pa targa, me drejtues shtetasin A.B. 17 vjeç, banues në Shijak.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit, I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)