03:30 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ministri Ahmetaj me FMN-në: Arritëm planet e parashikuara nga Fondi, hapëm 180 mijë vende pune

12:11 | 24/01/2017
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Ahmetaj me FMN-në: Arritëm planet e parashikuara nga Fondi, hapëm 180 mijë vende pune

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për shtyp me misionin e FMN-së ka deklaruar se programi i përbashkët i ka arritur objektivat ekonomikë.

“Në 2016-n kemi patur një rritje prej 3.4 për qind të PBB-së. Sot kemi konsolidim të qendrueshëm fiskal. Shtimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta, stabilizimi i rritjes së partnerëve tanë kryesorë tregtarë, dhe reformat strukturore (edhe në kuadër të integrimit Evropian) do të jenë shtytësit kryesor të rritjes ekonomike të vendit edhe për periudhën afatmesme. 

Programi ynë me FMN ka arritur objektiva të rëndësishme për të përmirësuar dukshëm ekuilibrat makroekonomike, si dhe ka siguruar premisat për një rritje të qëndrueshme dhe tërheqje investimesh të huaja duke rritur besimin në ekonominë shqiptare”, ka deklaruar Ahmetaj.
Shefi i Financave ka theksuar se, misioni i FMN-së ka qenë një nxitës për të gjithë programin qeveritar dhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.
“2016 ishte viti i parë i uljes së borxhit dhe në 2017-n kjo tendencë do të vazhdojë”, ka vijuar Ahmetaj.

Ai ka shtuar se vazhdimi i reformave qeveritare është një domosdoshmëri. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe përfaqësuesja e FMN-së për Shqipërinë.

“Reformat strukturore janë në rrugë të mbarë. Mbetemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë edhe në të ardhmen. Buxheti i vitit 2017 synon të arrijë një sufiçit primar prej 0,7 për qind të PBB-së. Për ta arritur objektivin fiskal, qeveria shqiptare është angazhuar për një paketë fiskale që përfshin rritjen e të ardhurave të lidhura me naftën, kufizimin e përjashtimeve tatimore dhe rritjen e mbulimit dhe fuqizimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën.

Qeveria do të realizojë edhe kursime permanente nga shpenzimet e buxhetit të vitit 2016, siç janë ato nga pozicionet e paplotësuara në administratën publike. Buxheti mundëson rritjen e moderuar të pagave të sektorit publik dhe pensioneve, duke e ruajtur nivelin e shpenzimeve për paga si përqindje e PBB-së në nivelin e vitit 2016. Buxheti gjithashtu mundëson rritje të burimeve për njësitë e qeverisjes vendore, kushtëzuar me zgjidhjen në kohë të detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore”, tha Tuladhar, përfaqësuesja e FMN-së në takim. 
Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka vlerësuar se falë këtij programi borxhi publik i vendit është vendosur në një trajektore rënieje.
Gjithashtu, “perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive dhe politika monetare do të vazhdojë të mbetet stimuluese”, ka thënë Sejko.

‘’Falenderoj mediat që kanë qenë me ne dhe me fondin e financave këto tre vjet. Dhe faleminderit edhe për pasqyrimin e drejtë të këtyre sukseseve’’, ka mbyllur Ahmetaj takimin. 

 

Etiketa: AhmetajFMNplaniulja e borxhit
Pas

Përplasi keqazi të riun me motoçikletë, 17-vjeçari në Traumë në rrezik për jetën

Para

“Jep dorëheqjen, kjo nuk është detyra juaj”, debate të ashpra në KQZ mes Kosovrastit dhe Bibës

Para
“Jep dorëheqjen, kjo nuk është detyra juaj”, debate të ashpra në KQZ mes Kosovrastit dhe Bibës

"Jep dorëheqjen, kjo nuk është detyra juaj", debate të ashpra në KQZ mes Kosovrastit dhe Bibës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.