Vetëm Parlamenti britanik ka të drejtë të votojë nenin 50 që do t’i hapë rrugë zyrtarisht procesit të “Brexit”, përpara se ai të vihet në zbatim nga kryeministrja Theresa May.
Kryeministrja nuk do të mundë të nisë bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian derisa deputetët britanikë të vendosin të japin mbështetjen e tyre për këtë vendim përmes votës në parlament.
Ky vendim shënon një goditje të rëndë për qeverinë konservatore, e cila po përpiqej të anashkalonte legjislativin.
Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe ka mbështetur vendimin e Gjykatës së Lartë që e cilëson jokushtetuese mundësinë që May të nisë zyrtarisht “Brexit” pa aprovimin e deputetëve. (XH.A/SHUPLAKA)