Mazhoranca në Komisionin e Medias rrëzoi me votë kërkesën e kryetarit të Komisionit Genc Pollo për t’iu drejtuar me një kërkesë kreut të Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të ILDKPI për hetimin e kreut të AMA, Gentian Sala.
Kërkesa u hodh për votim që në nisje të mbledhjes, ku pati dhe debate mes anëtarëve të Komisonit.
Pollo: Kërkesë për fillimin e hetimeve, zoti Llalla dhe zoti. Ganaj, Komisioni i Medias pasi u njoh me raportimet e mediave mbi mospërputhjen me shtesat e pashpjeguara të deklarimit të pasurisë nga zoti. Gentian Sala, kryetar i AMA, pasi kemi njoftimi mbi paligjshmëri e parregullsi në proçesin e lëshimit të licencave televizive numerike që mund të çojnë në monopolizim të tregut me pasoja negative, sidomos për lirinë mediative ju kërkojmë ju si organe kompetente që të hetoni plotësisht çështjet e mësipërme të merrni të gjithë maat e nevojshme dhe mundësisht në përputhje me rregullat të na informoni ne për ecurinë e hetimit.
Opozita instistoi në miratimin e kërkesës, ndërsa mazhoranca refuzoi duke kërkuar që Komisioni ti përmbahet rendi të ditës. (E.K/SHUPLAKA)