Një helikopter me 6 persona në bord është rrëzuar në zonën e Aquilas në Itali. Ai ishte një helikopter i ndihmës së shpejtë po mesa duket ksuhtet e vështira të motit bën që dhe ai të rrëzohej.
Mësohet se helikopteri ka rënë nga një lartësi prej 600 metrash.
Ai ishte nisur për të asistuar një urgjencë mjekësore. Në të gjithë zonën ku ka rënë helikopteri ka probleme me stuhitë e borës. Si rregull brenda avionit duhet të jenë dy pilotët, dy mjekë së bashku me infermieren dhe një person që njeh alpet. (E.K.SHUPLAKA)