Dy shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke pasi u kapën në flagrancë teksa posedonin 11 pako me peshë totale 11 kilogramë e 100 gramë.
Nuk dihet identiteti i dy personave të arrestuar, por mësohet se janë të moshave 34 dhe 46 vjeç.
Ata u pikasën nga forcat e policisë pranë një supermarketi në kryeqytetin grek me një sasi të vogël droge. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjet dhe sekuestrua sasia e madhe e drogës që kishte për qëllim shpërndarjen në Athinë.
Mësohet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e aktivitetit kriminal dhe të tjerëve të implikuar të mundshëm, përfshirë në këtë trafik droge. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post