16:55 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”5 vite burg”, Reagon PDIU për rekrutët shqiptarë: Absurde! S’bënë të njëjtën gjë kur këndoheshin këngë për vrasjen e shqiptarëve

15:37 | 24/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”5 vite burg”, Reagon PDIU për rekrutët shqiptarë: Absurde! S’bënë të njëjtën gjë kur këndoheshin këngë për vrasjen e shqiptarëve

Reagon PDIU pas kërkesës së ministrit të Brendshëm grek se kërkon 5 vjet burg për rekrutët shqiptarë në ushtrinë greke, të cilët bënë shqiponjën gjatë shërbimit.

”Kujtojmë që në raste skandaloze, si parada zyrtare e ushtrisë greke, ku këndoheshin këngë që thërrisnin për vrasjen e shqiptarëve, qeveria greke nuk ndërmori të njëjtat veprime. Autoritetet shtetërore greke po rrëfejnë mosrespekt të thellë për të drejtat e njeriut, po na shfaqen me nota primitiviteti dhe atavizmi edhe përballë respektimit të shtetasve të vet.”, deklaron PDIU.

”Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi reagimin absurd të qeverisë greke ndaj rekrutëve shqiptarë. Ky reagim vërteton se Greqia është ende e ngërthyer në nacionalizmin e shekullit të shkuar, duke mos pranuar identitetin ndryshe të shtetasve të saj. Është e njëjta gjë sikur Shqipëria të mos pranonte në ushtri asnjë minoritar, e për më tepër të mendojë që këta shtetas do mund të ishin deputetë, kryetarë bashkie apo ministra që në Shqipëri i gjen shpesh.”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Shpëtim Idrizi i kujton Greqisë se është i vetmi vend që nuk njeh minoritetet dhe nuk pranon asnjë shtetas grek me kombesi apo besim fetar të ndryshëm, duke përmendur edhe krimet ndaj çamëve.

”Greqia është i vetmi vend europian që nuk njeh minoritetet dhe nuk pranon se një shtetas grek mund të ketë kombësi apo besim fetar të ndryshëm. Krimi i ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë tregon për një mentalitet që zë fill vite të shkuara e që vazhdon edhe sot.

PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të njohë partnerët tanë në NATO mbi shkeljet e vazhdueshme që shteti grek bën ndaj bashkëkombasve tanë duke nisur nga shkelja e hapur dhe e vazhdueshme e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Kërkojmë gjithashtu që të bëhen me dije këto veprime në dhunim të drejtave të njeriut në instancat e Këshillit të Europës, OSBE, BE dhe OKB, ku respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve ka një rëndësi primare.”, përfundon deklarata. (V.G/SHUPLAKA)

ushtaretshqiptare

Etiketa: greqiapdiushqiponjaushtaret
Pas

Milena Harito: Mimi Kodheli kandidate e shkëlqyer për Presidente, më pëlqen në krye të shtetit një femër

Para

Avioni i Ishmit, piloti italian mund të largohet nga Shqipëria, la garanci pasurore 10 mijë euro

Para
Avioni i Ishmit, piloti italian mund të largohet nga Shqipëria, la garanci pasurore 10 mijë euro

Avioni i Ishmit, piloti italian mund të largohet nga Shqipëria, la garanci pasurore 10 mijë euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.