Policia gjermane është vënë në alarm nga rritja e numrit të shtetasve shqiptarë që përfshihen në ngjarje kriminale , kryesisht në grabitje dhe vjedhje.
Një delegacion i policisë së shtetit gjerman ka arritur javën e kaluar në Tiranë, për të zhvilluar disa takime me homologët e Policisë Shqiptare.
Gjermanët kanë kërkuar informacione dhe kryerjen e hetimeve të përbashkëta, sepse dyshohet se këto banda e kanë bazën e tyre në Shqipëri dhe funksionojnë përmes lidhjeve farefisnore.
Policia gjermane ka hasur vështirësi për identifikimin e tyre sepse bandat e krijuara nga shqiptarët janë nga qytetet veriore të Shqipërisë.
Shqiptarët e përfshirë në grabitje banesash ose dyqanesh nuk i shkelin afatet e qëndrimit dhe udhëtojnë si turistë duke mos lënë asnjë gjurmë.
Zonat më problematike ku shqiptarët janë të dyshuar për disa grabitja është Hanoveri, një qytet i frekuentur shumë edhe nga shtetasit shqiptarë.
Problemi është serioz duke u nisur nga fakti që një delegacion gjerman vjen në Shqipëri për t’u interesuar për këtë çështje.
Hetimet e përbashkëta priten të japin rezultate sepse policia shqiptare i’u ka ofruar asistencën e tyre, homologëve gjermanë. (K.P/Shuplaka)